Haradinaj në Parlament si dikur në stadiumin e Prishtinës: Qashtu ju koftë tonve

by admin
Spread the love

Deputeti Haxhi Avdyli dhe kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, janë përplasur për temën e dialogut. Avdyli e ka akuzuar Haradinajn se s’mund të kërkojë përgjegjësi për dialog. Pas kësaj e ka marrë fjalën Haradinaj i cili tha se s’ka respekt për Haxhi Avydlin,

Kryetari i AAK-së duke polemizuar e ka kthyer një situatë të pakëndëshme që ka pasur në Stadiumin e Prishtinës në vitin 2005, kur kishte thënë “mshelne komandanta të Bllacës” dhe pastaj kishte sharë më nënë, teksa iu kishte përgjigjur fishkëllimave të një pjese të masës.

“Nëse kaloni në rrafshe tjera, njëherë kam qenë në Stadium këtu në Prishtinë, iu kam çu të fala shumëve, qashtu ju koftë tanve”, tha Haradinaj,.

Avdyli tha se Haradinaj ka formuar grupe për dialog që s’kanë pasur legjitimitet politik dhe tash s’mund të kërkojë përgjejgësi politike për ata që kanë legjitimitet dhe vota të qytetarëve, shkruan Gazeta Express.

“ Ai e ka dorëzuar dialogun te kryetari i Prishtinës dhe Fatmir Limaj”, kishte thënë Avdyli.

Lexo lajme interesante

You may also like