Haradinaj në Kryeministri i nervozuar: I thashë tregoni hajnit tuaj që kur i fton njerëzit duhet me i pritë

by admin
Spread the love

Ish-kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj ka folur për një takim që supozohej të mbahej mëngjesin e së dielës me kryeministrin aktual, Albin Kurti.

Haradinaj në Pressing të T7 ka sqaruar pse ky takim nuk u mbajt, dhe si ishte ndryshuar orari i këtij takimi.

Ai tha se ftesën nga Kurti e mori në mbrëmje për të nesërmen në ora 10, por sqaroi se kishte kërkuar që takimi të mbahej më herët sepse në atë kohë i duhej të shkonte në Gllogjan.

Për këtë Haradinaj thotë se mori konfirmim nga zyra e Kurtit që orari i takimit të ndryshonte për në orën nëntë, por tutje tregon se kur shkoi atje nuk e gjeti kryeministrin Kurti.

“Ftesa për takim më ka ardhë në ora 9 në mbrëmjë për të nesërmen në ora 10. I kam treguar kryeministrit se me dëshirë kisha ardhë për më duhet me qenë në Gllogjan në ora 10. Mund të vi më herët në ora 9 ose pasdite kur të kthehem. Nga kryeministri kanë kontaktu me zyrën time dhe kanë vlerësu që është në ora 9, ne kemi mbërri në ora 8 e 57 para qeverisë”, ka thënë Haradinaj.

Tutje Haradinaj tregoi se kryeministri nuk ishte aty as në orën 9 dhe për këtë nuk i dha shpjegim askush, prandaj ai vendosi të largohej.

“Na ka pritur protokolli i tij na ka shoqëru deri në korridor. Kur është bërë ora 9 e kam lutur a po e njofton kryeministrin se jemi këtu. Në vend se me më dhënë shpjegim ai më ka lutur cka dëshiron me pi, unë i thashë tregoni këtij hajnit të juaj kryeministër që kur i thirrë njerëzit duhesh me qenë aty për me i pritë, nuk ekziston kjo logjikë as njerëzore as familjare as shtetërore. Në ora 9 e 1 minut jam nisur në drejtimin e kundërt. Nëse ka ndonjë arsye, të thotë a mundesh me prit, ne njerëz jemi”, tha tutje Haradinaj.

Ai shtoi se sipas bindjes së tij Kosova ka vepruar drejt me reciprocitetin me tabela.

Lexo lajme interesante

You may also like