Haradinaj në Dardani: Siguria në shkolla do të jetë top prioritet, çështja e parkingjeve do të zgjidhet me urgjencë

by admin
Spread the love

Kandidati për kryetar të Prishtinës, Daut Haradinaj sot është pritur nga banorë të lagjes Dardania. I shoqëruar nga kandidati për asamble nga kjo lagje në listën e AAK-së, Nysret Maloku, Haradinaj ka zhvilluar bashkëbisedim me banorë të kësaj lagje, të cilët i kanë shprehur shqetësimet me të cilat ballafaqohen në këtë pjesë të kryeqytetit.

Përmes profilit të tij në facebook, Haradinaj ka thënë se Dardania si njëra ndër lagjet më të mëdha të kryeqytetit meriton fokus më të veçantë nga Komuna. Ndër të tjera, Haradinaj është shprehur se gjatë qeverisjes së tij siguria në shkolla do të jetë top prioritet i tij qeverisës.

Njoftimi i plotë:

Sot në lagjen Dardania, bashkë me kandidatin për asamble nga kjo lagje, Nysret Maloku, një aktivist i devotshëm ndër vite. Dardania si njëra ndër lagjet më të mëdha të kryeqytetit meriton fokus më të veçantë nga Komuna. Parkingjet e pamjaftueshme, mungesa e ndriçimit dhe rregullimi i fasadave eco për ndërtesat në këtë lagje janë çështjet që do të zgjidhen përmes programit tonë për Prishtinën. Gjatë qeverisjes sime, siguria në shkolla do të jetë top prioritet. #eparaPrishtina #punamarë

You may also like