Haradinaj kujton kryeheroin Gjergj Kastrioti dhe heronjtë Jusuf e Bardhosh Gërvalla dhe Kadri Zeka

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Kombi shqiptar sot shënon dy ngjarje te rëndësishme, përvjetorin e vdekjes së kryeheroit Gjergj Kastrioti-Skënderbeu dhe rënien e heronjëve Jusuf dhe Bardhosh Gërvalla dhe Kadri Zekës.

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj ka vënë kurora lulesh në Dubovik te varret e heronjëve Jusuf dhe Bardhosh Gërvalla.

Poashtu, Haradinaj vizitoi familjen Gërvalla, ku eprorin e UÇK-së Isa Gërvalla, e nderoi me medaljen, “ME BESIM NË ZOT, ATDHE DHE SHTET”.

“Sot përkujtojmë dy ngjarje në dy kohë, me personazhe që kanë pasur një qëllim, mbrojtjen e Shqipërisë. Zemra e themeltarit të Shqipërisë, Gjergj Kastrioti Skënderbeu, pushoi së rrahuri me 17 janar 1468. Gjenerali që është frymëzim për secilin që ndihet shqiptar e trashëgimia e së cilit ndezi zjarrin e kryengritjeve tona për liri përgjatë shekujve”, ka shkruar Haradinaj.

“Poashtu, vendosëm lule të freskëta për heronjtë e Kosovës, Jusuf e Bardhosh Gërvalla dhe Kadri Zeka, që ranë po me 17 janar, dyzet vjet më parë. Ideatorë të lëvizjes kombëtare për liri e pavarësi që bashkuan dhe prinë shqiptarët drejt çlirimit, deri në frymën e tyre të fundit. Pas homazheve, kam vizituar edhe familjen Gërvalla në Dubovik, ku eprorit të dalluar të UÇK-së Isa Gërvalla i kam ndarë medaljen “ME BESIM NË ZOT, ATDHE E SHTET” për kontribut të jashtëzakonshëm në çështjen kombëtare”, shkroi Haradinaj.

You may also like