Haradinaj kujton dëshmorët e Rahovecit dhe heroin Agron Rrahmani (FOTO)

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka kujtuar Betejën e zhvilluar më 12 maj 1998 në Ratkoc, Vrajakë, Bratotin e Malësi të Vogël, duke thënë se ajo shënoi një kapitull të ri për luftën tonë çlirimtare në Zonën Operative të Pashtrikut.

“Atë ditë ranë heroikisht; Milaim Krasniqi dhe Elmi Morina. Një vit më pas ra dëshmor një nga luftëtarët më të zotë të UÇK-së në rrethin e Anadrinisë, Bedrush Gashi. Me të drejtë, 12 maji shënohet si Ditë e Dëshmorëve në Komunën e Rahovecit”, ka shkruar Haradinaj në Facebook.

Tutje ai bëri me dije se në të njëjtën datë, më 1998, u përjetësua udhëheqësi i njësiteve të hershme guerile të UÇK-së, Agron Rrahmani.

“Agroni që u vu në ballë të organizimit të Luftës Çlirimtare, mbetet përgjithmonë shembull qëndrese dhe atdhedashurie.

Lavdi të gjithë atyre që luftuan dhe ranë për lirinë e Kosovës! Respekti dhe mirënjohja për sakrificën e tyre sublime do të jetë i përhershëm”, përfundoi Haradinaj.

*Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.

You may also like