Haradinaj godet keq Albin Kurtin: Dje kemi marrë 2 goditje nga një kryeministër i papërgjegjshëm

by admin
Spread the love

Ish kryeministri dhe kryetari aktual i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka reaguar ndaj zhvillimeve që ndodhën dje sa i përket refuzimit të projektit amerikan të gazit dhe marrëveshjes për targat e automjeteve.

Haradinaj tha se dje shteti i Kosovës i ka marrë dy goditje të rënda që sipas tij, erdhën nga një Qeveri dhe kryeministër i papërgjegjshëm.

“Dje shteti i Kosovës i ka marrë dy goditje të rënda, më të rënda që nga shpallja e pavarësisë së Kosovës. Këto goditje kanë ardh nga kolona e pestë e shtetit të Kosovës, nga një Qeveri dhe një kryeministër i papërgjegjshëm. Dje është nënshkruar marrëveshje që e kthen Kosovën 10 vjet mbrapa dhe është refuzuar projekti amerikan i gazit.

Me marrëveshjen për targat Albin Kurti e ka goditur fortë sovranitetin e vendit. Ka vendosur t’i rikthejë targat ilegale të Serbisë që i kemi hequr 10 vjet më parë. Ka vendosur që territorin e veriut të Kosovës ta trajtojë ndryshe nga pjesa tjetër e shtetit, nuk i takon kjo e drejtë sepse nuk e lejon Kushtetuta e as populli”, tha Haradinaj në një konferencë për media.

You may also like