Haradinaj: AAK-ja po fuqizohet në Kosovë e në diasporë

by admin
Spread the love

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka takuar sot strukturat e të gjitha niveleve të organizimit të partisë në vigjilje të 23-vjetorit të themelimit të saj.

Haradinaj ka thënë se AAK-ja është duke kaluar nëpër një momentum shumë pozitiv ngase shumë qytetarë janë duke ju bashkuar asaj.

“Në vigjilje të 23-vjetorit të themelimit, takuam sot strukturat e të gjitha niveleve të AAK-së, ku diskutuam për çështjet e brendshme organizative. AAK-ja po kalon nëpër një momentum shumë pozitiv. Qytetarë të shumtë, profesionistë nga të gjitha fushat, po i bashkohen Aleancës sepse ata po e shohin si alternativën më serioze politike”.

“Zgjedhjet e brendshme të fundit në Aleancë, kanë nxjerrë struktura të mirëfillta të cilat kanë krijuar terren jashtëzakonisht të mirë për prurje të reja nëpër degë në Kosovë por edhe në diasporë. AAK mbetet konsistente në temat nacionale sepse vlerësojmë se kjo është e duhura për Kosovën, qytetarët dhe të ardhmen tonë të përbashkët”, ka shkruar Haradinaj në Facebook.

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.

You may also like