Hapi i parë drejt ndalimit të armëve kërdibërëse në SHBA – Shqip

by admin
Spread the love

Dhoma e Përfaqësuesve e Kongresit Amerikan ka miratuar një ligj që për herë të parë në dekadat e fundit do të ndalonte armët sulmuese, raportojnë agjencitë dhe shtojnë se ky është një përgjigje ndaj një serie të shtënash masive që kanë tronditur vendin.

Ligji u miratua në Dhomën e Përfaqësuesve, ku shumicën e kanë demokratët. Vetëm dy republikanë ishin pro këtij projektligji, ndërsa disa demokratë ishin kundër.

Kryetarja e Dhomës së Përfaqësuesve Nancy Pelosi e quajti projektligjin “një hap kritik në luftën aktuale kundër epidemisë vdekjeprurëse të dhunës me armë në vendin tonë”.

Nëse miratohet në Senat, ligji do të ndalonte shitjen, importin, prodhimin dhe transportin e disa armëve gjysmë automatike.

Ligji i vitit 1994

Presidenti Biden, përshëndeti masën e Dhomës.

“Shumica e amerikanëve pajtohen me këtë veprim të arsyeshëm,” tha ai dhe i bëri thirrje Senatit, i cili është i ndarë 50:50 midis dy palëve, “të veprojë shpejt dhe ta sjellë këtë legjislacion në tryezën time shpejt”.

Megjithatë, besohet se kjo masë nuk do të miratohet për t’u bërë ligj, sipas agjencive.

Kongresi vendosi kufizime në prodhimin dhe shitjen e armëve sulmuese në vitin 1994, por ligji skadoi 10 vjet më vonë pasi politikanët nuk arritën të fitonin mbështetje kundër lobit të armëve. /tesheshi.com/

You may also like