Hapësira e lënë bosh në mbrojtje, Interi tenton objektivin e Milanit

by admin
Spread the love

“Mungon vetëm një zëvendësues i De Vrij, duhet të plotësojmë vendin e lënë bosh nga largimi i Ranocchias.” Këto kanë qenë fjalët e qarta të Simone Inzaghit që i ka dërguar një mesazh drejtuesve se duhet të afrojnë sa më parë një mbrojtës qendre në ekip.

Ndërkohë që Beppe Marotta dhe Piero Ausilio po punojnë të plotësojnë sa më parë numerikisht ekipin. Objektivi kryesor është Manuel Akanji i Borussia Dortmund, por problem mbetet shifra prej 20 milionë eurosh që vlerësohet nga klubi gjerman.

Së fundmi megjithatë ka dalë në skenë një tjetër emër për mbrojtjen e Interit. Bëhet fjalë për Japhet Tanganga, një objektiv gjithashtu i Milanit, por edhe në këtë rast është problem fakti se Interi e kërkon në formë huazimi, ndërsa Tottenham dëshiron të vendosë në marrëveshje obligimin për ta blerë në fundin e sezonit. /oversport.tv

You may also like