Hapen burgjet, ministria bën gati amnistinë për të dënuarit

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Kur kanë kaluar plot 3 vite nga dhënia e amnistisë së fundit, për një kategori personash që vuajnë dënimin në burgje për vepra të ndryshme penale, qeveria shqiptare po planifikon të aplikojë një tjetër amnisti në burgjet shqiptare.

Projektligji në fjalë është hartuar në Ministrinë e Drejtësisë dhe dorëzuar në Kuvend, ku pritet të shqyrtohet në komisionet parlamentare.

Kjo lëvizje ligjore vjen në një kohë kur numri i personave në burgje është rritur ndjeshëm dhe kapacitetet logjistike, përfshirë kostot financiare janë shtuar ndjeshëm.

Gazetari Elton Qyno, ka siguruar draftin e Ministrisë së Drejtësisë, e cila ka parashikuar të përfshijë në skemën e amnistisë së dënimit një kategori të ndryshme dënimesh nga të treja shkallët e gjyqësorit.

Sipas ministrisë, nga kjo amnisti përfitojnë të dënuarit, deri në datën 31 Tetor 2022.

Me sa duket qeveria kërkon të surprizojë për festat e nëntorit dhe dhjetorit, mbi 5500 persona që vuajnë dënimin në burgjet shqiptare.

Megjithëse një pjesë e mirë e tyre nuk përmbushin kriteret për të përfituar nga kjo aministi që synohet të miratohet në Kuvendin e Shqipërisë.

Kjo pasi qeveria ka përcaktuar në dy nene të posaçme dhe kushtet e veçanta se kush nga të dënuarit, do mundë të përfitojë nga amnistia.

Projektligji i fundit për dhënien e amnistisë, pritet të sjellë lirimin e mbi 1 mijë të dënuarve që ndodhen në burgjet shqiptare.

You may also like