Hap konkret, gjiganti gjerman ofertë me shkrim për Paulo Dybala

by admin
Spread the love

Paulo Dybala dhe Juventusi do të ndajnë rrugët në fund të sezonit dhe në Itali janë të bindur që argjentinasi mund të kalojë tek Interi.

Gjatë ditës së djeshme ka pasur shumë fjalë për këtë lëvizje, por ka edhe lajme të tjera rreth numrit 10 të bardhezinjve.

“Corriere dello Sport” shkruan se Borussia Dortmund ka bërë lëvizjen konkrete për Dybala, duke i bërë një ofertë me shkrim.

Ajo nuk është ekzaltuese, pasi gjermanët ofrojnë 4.5 milionë euro neto në sezon dhe një rol qendror në projektin e verdhezinjve.

Dybala pritet të marrë kohën e tij për të vendosur për të ardhmen. Deri në fund të sezonit është i Juventusit dhe çdo klub mund ta tentojë ta marrë me parametra zero më pas. / oversport.tv

You may also like