Hande Erçel harron Keremin, zbulohet lidhja me një tjetër aktor – Revista Who

by admin
Spread the love

Lajmi i ndarjes së Hande Erçel dhe Kerem Bursin i mërziti fansat e dyshes dhe të gjithë prisnin një rikthim. Por nuk ka ndodhur kështu pasi siç raportojnë mediat turke Hande ka nisur një lidhje të re. Aktorja e njohur si “Eda” nga seriali “Dashuria është në ajër”, u fotografua gjatë pushimeve të saj në Londër me aktorin Kan Jëlldërëm.

E pyetur nga gazetarët kur u rikthye në Turqi, Hande nuk e mohoi lidhjen e re. “Jam shumë mirë, gjithçka po shkon mirë. Bëra një pushim të shkurtër këto ditë. E shijova shumë”, tha ajo. Kan Jëlldërëm është aktor i njohur turk. Ai është 35 vjeç dhe ka luajtur në disa seriale, një prej tyre edhe “Halka”, ku Hande ka luajtur gjithashtu.

You may also like