Hana 11-vjeçare me letër iu drejtohet ushtarëve të KFOR-it: Jeni heronjtë e vërtetë

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Hana 11-vjeçare, përmes një letre të shkruar me dorë, iu është drejtuar ushtarëve të KFOR-it për t’i falënderuar ata që po e mbrojnë Kosovën.

Në letrën e saj, ajo i ka quajtur ushtarët e KFOR-it heronj të vërtetë, njofton Shqip.

“Më vjen vërtetë keq të dëgjoj që disa prej jush jeni lënduar gjatë shërbimit në veri të Kosovës. Shërbimi dhe sakrifica juaj do të vlerësohet përgjithmonë. Ne jemi mirënjohës për rreziqet nëpër të cilat ju duhet të kaloni për të na mbajtur të sigurt”.

Tutje, ajo iu dëshiron shërim të shpejtë 30 ushtarëve të cilët janë lënduar të hënën gjatë përballjes me protestues të dhunshëm në Zveçan.

*Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.

 

klankosova.tv

You may also like