Hamza tregon a do të bëjë koalicion me LDK-në në Mitrovicë

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Kryetari i zgjedhur i Mitrovicës, Bedri Hamza ka folur për vizionin e tij në këtë komunë.

Hamza tha se është i interesuar për qeverisje stabile dhe nuk e përjashtoi mundësinë e koalicionit me Lidhjen Demokratike të Kosovës në Mitrovicë.

I pyetur për koalicion me Lëvizjen Vetëvendosje Hamza tha se mendon që duhet të ketë pozitë dhe opozitë.

“Jam i interesuar për qeverisje stabile. Unë jam i gatshëm me u ulë e me bisedu edhe me LDK-në dhe me e pa mundësinë e bashkëqeverisjes, edhe pse nuk kam pasë marrëvshje parazgjedhore, por jam i gatshëm me qeverisë me një koalicion më të gjerë për me qenë më stabil”, tha Hamza në Atv.

Tutje ai shtoi se opozita do të jetë e vlerësuar dhe çdo propozim i drejtë nga ana e tyre do të merret parasysh.

“Unë nuk kam thënë që nuk bëjmë koalicion më Lëvizjen Vetëvendosje, por mendoj që duhet të ketë pozitë dhe opozitë. Ka me qenë opozita e vlerësuar, e repsektuar dhe çdo propozim që është i mirë dhe i drejtë ka me u marrë parasysh”, ka thënë Hamza.

You may also like