Hamiti: Kosova ka një regjim të ri, krejt dhe drejt

by admin
Spread the love

Anëtari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Muhamet Hamiti, ka thënë se në Kosovë ka një regjim të ri dhe ai është “Krejt dhe drejt”.

Teksa ka thumbuar partinë në pushtet (Lëvizjen Vetëvendosje) për pushtet absolut, Hamiti ka thënë se qytetarët që nuk e duan pushtetin e tyre, duhet të votojnë ndryshe herën tjetër.

‘Krejt dhe drejt’ – Regjim absolutist, antipopullor!”, ka shkruar ai.

Postimi i plotë:

“Regjimi i ri në Kosovë

Regjimi i ri u hakmerret qytetarëve, duke përfshirë votuesit e vet, që presin prej tij atë që e ka premtuar vetë gjatë fushatës së agjitacionit dhe propagandës.

Të tjerët s’kanë pritur më mirë. Prandaj, s’kanë votuar për këtë regjim.

Regjim që i përbuz qytetarët e vendit.

‘Krejt dhe drejt’ – Regjim absolutist, antipopullor!”

Reagimi i tij vjen pas vendimit të Qeverisë së Kosovës, për të mos ua dhënë pagat e muajit shtator punëtorëve të SBASHK-ut

You may also like