Haliti: Po burgosen policët pse dikush ua ka dhënë 5 euro për kafe, nuk është ai korrupsion

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Xhavit Haliti është shprehur kundër arrestimeve të policëve pse atyre iu ka dhënë dikush 5 euro për një kafe.

Haliti ka thënë se është për luftimin e korrupsionit por jo “duke bërë filma”.

“Po burgosen zyrtarë policorë që janë kapur se dikush ua paska dhënë dikush 5 euro për një kafe. Ua kanë vendosur kamerat dhe është parë ai duke marrë diçka dhe hajde ta dënojmë për korrupsion. Nuk është ai korrupsion. Korrupsioni duhet të luftohet në nivele të larta”, ka deklaruar Haliti në Kanal 10.

“Unë do të votoja pro në Kuvend, madje edhe do të bëja thirrje për votim nëse Kurti do të sillte në Kuvend një ligj i cili penalizon nivelet e larta nëse korruptohen”.

Deputeti i PDK-së thotë se nuk është kundër konfiskimit të pasurisë së atyre që janë marrë me vepra korruptive.

“Kam frikë se ky ligj do të frikësojë biznesmenët dhe investitorët e mundshëm që vijnë nga jashtë. A do të vinte për të investuar në Kosovë një qytetarë nga diaspora nëse ja kërkon ti origjinën e parave që ka fituar ndër vite”, tha ndër të tjera Haliti.

You may also like