Halili: Na shërbeu faza përgatitore, në janar do ndërhyjmë në merkato! Ja pse iku Zivkovic

by admin
Spread the love

Drejtori i Kukësit, Naim Halili ka folur për Oversport në prag të sfidës kundër Teutës. Drejtuesi i klubit verilindor ka sqaruar situatën e largimeve dhe ka premtuar blerje të reja në merkaton e janarit.

“Ekipi ka bërë një fazë përgatitore të mirë, pasi stafi teknik pretendonte që kishim mungesa në përgatitjen fizike dhe kjo fazë na ka shërbyer. Largimet? Moraes e ka prishur me marrëveshje kontratën, ndërsa Zivkovic ka sjellë një letër në klub pasi pretendonte se ishte i papaguar. Ne duke parë që nuk ishte në planet e ekipit që në fillim (me Gegën), respektuam kontratën dhe ia dhamë edhe njëherë mundësinë me trajnerin e ri. Pasi morëm konfirmimin nga stafi se ky lojtar nuk i shërben klubit vendosëm që të ndërpresim kontratën me lojtarin.

Halimi? Na mbeti në verë pa federuar për 30 minuta. Tani që na u dha mundësia që të federonim portierin arritëm që të firmosnim, pasi për fat të keq Tafas u dëmtua.

Dhurata të tjera? Në të gjitha repartet do të futemi në merkato. Besoj që dy tre lojtarë do ti afrojmë në merkato”, ka thënë Halili për Oversport.

You may also like