“Halë në sy” për Rusinë, blen 116 tanke të përdorura nga SHBA – Shqip

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Polonia do të blejë 116 tanke të përdorura M1 Abrams nga Shtetet e Bashkuara, njoftoi të premten ministri polak i Mbrojtjes Mariusz Blaszczak.

“Ne kemi rënë dakord për një kontratë me SHBA-në për blerjen e 116 tankeve të përdorur Abrams me kushte preferenciale”, tha Blaszczak, duke shtuar se marrëveshja “do të forcojë ndjeshëm aftësitë mbrojtëse të Polonisë”, raporton Reuters.

Në prill, Polonia nënshkroi një kontratë me SHBA-në për të blerë 250 tanke Abrams, duke njoftuar gjithashtu se do të rriste shpenzimet ushtarake në tre përqind të PBB-së së saj dhe më shumë se dyfishin e madhësisë së ushtrisë së saj.

Blaszczak nuk zbuloi detaje financiare të blerjes.

Kujtojmë që Polonia është një vend ish-bllokut komunist me lider BRSS-në, në antagonizëm të fortë më Rusinë. Aty, amerikanët kanë bazat më të mëdha në Europë. Polonia ka si kryeqytet Varshavën, aty ku gjatë Luftës së Ftohtë do krijohej Traktati i Varshavës, një kundrapeshë e NATO-s në bllokun lindur.

Por ky vend i është pastruar tërësisht nga filorusizmi politik e sot është anëtar i NATO-s dhe i BE-së, edhe pse me fërkime me Brukselin në shumë aspekte. Është gjithashtu një mbështetëse e Ukrainës, duke qenë në kufi me të. Prej territorit polak kalojnë pothuajse të gjithë armatimet perëndimore për luftë me rusët. /tesheshi.com/

You may also like