Hakil Osmani tregon zonat që pritet të kenë reshje dëbore në fundjavë

by admin
Spread the love

Fundjava po shoqërohet me reshje të shumta në të gjithë territorin e vendit. Reshjet e shiut vijojnë që prej ditës së djeshme, porse si pritet të jetë moti në vazhdim? Hakil Osmani nga Meteoalb, bëri të ditur se temperaturat veçmas do të pësojnë rënie të lehtë.

“Temperaturat e ajrit, do të fillojnë të pësojnë një rënie të lehtë të tyre, duke bërë që vlerat minimale në zonat malore të luhaten -2-3 gradë C, kurse max.në zonat jugperëndimore të territorit shqiptar të mos shkojnë më shumë se 20 gradë C. Pritet një rënie e ndjeshme e vlerave termike në fillimjavë, duke bërë që minimumet në zonat malore të zbresin edhe ne -3 -4 grad C, ndërsa maximumet të regjistrohen jo më shumë se 15 gradë C.”

Porse me uljen e temperaturave, a priten edhe reshjet e para të dëborës?. Osmani nga Meteoalb, pohon se të tillat priten veçmas gjatë fundjavës në zonat e thella veriore.

“Reshjet e dëborës priten të jenë më të dukshme gjatë ditë se diele gjatë fundjavës në zonat veriore dhe zonat e thella malore, ndërsa fillimjava, si pasojë e rënie së ndejshme edhe të vlerave termike, pritet të zgjerojë hartën e reshjeve të dëborës në territorin shqiptar, këto do të jenë të fokusuara në zonat veriore dhe lindore të vendin tonë”, tha ai për MCN Tv.

You may also like