Hakerat si model biznesi, një sulm kushton të paktën 2 mijë dollarë

by admin
Spread the love

Kostoja mesatare për të hyrë në rrjet apo në sistemet IT të një kompanie fillon nga 2000 deri në 4000 dollarë – një shumë e vogël nëse krahasohet me shifrat që kërkojnë apo marrin operatorët e ransomware apo dëmet e mëdha financiare që mund të shkaktohen nga një sulm kibernetik i mirëplanifikuar.

Kjo shifër mbështetet në analizën e qindra postimeve në forumet kriminale informatike në dark web, e kryer nga kërkuesit e Kaspersky, të cilët sapo kanë publikuar një dokument mbi këtë çështje – How much does access to corporate infrastructure cost?

Studiuesit zbuluan nivele të larta të kërkesës në dark web, jo vetëm për të dhënat e vjedhura në një sulm, por edhe për të dhëna dhe shërbime të nevojshme për të kryer një sulm kibernetik.

“Komuniteti i kriminelëve informatikë ka evoluar, jo vetëm nga pikëpamja teknike por edhe nga pikëpamja e organizimit” – deklaroi Sergey Scherbel nga Kaspersky.

“Sot grupet e ransomware u ngjajnë më shumë industrive të vërteta, me shërbime dhe produkte në shitje”.

“Ne monitorojmë në mënyrë konstante forumet darknet për të zbuluar tendencat e reja dhe taktikat e krimit kibernetik të nëntokës dhe kemi vëzhguar rritjen e tregut të të dhënave të nevojshme për të organizuar një sulm.

Të arrish shikueshmërinë e burimeve nëpërmjet dark web është thelbësore për kompanitë që përpiqen të pasurojnë inteligjencën e tyre mbi krimet”.

Shifrat për këtë akses variojnë, deklaroi Kaspersky, duke nisur nga qindra dollarë e duke u arritur në qindra mijë.
“Operatorët e Ransomware janë të gatshëm të paguajnë mijëra apo edhe dhjetëra mijë dollarë për të pasur mundësinë të depërtojnë në një rrjet të korporatës.

Shpesh këto sulme i kushtojnë kompanisë së shënjestruar miliona dollarë. “Threat actor” (autorët e kërcënimeve) kanë marrë potencialisht 5.2 miliardë dollarë në transferta në tre vitet e fundit”, – shpjegojnë ekspertët e sigurisë informatike dhe privatësisë dixhitale të kompanisë Kaspersky.

/ Computer Weekly

You may also like