Hajmalia “Turam”, Interi gjen çelësin e Superkupës. Francezi e njeh rrugën e golit, u ka shënuar të tre rivalëve

by admin
Spread the love

Në “lautarokracinë” që mbi zotëron tek Interi, shumë nga meritat shkojnë për shokun e tij të repartit. Markus Turam është qendërsulmuesi që e çliroi “demin” nga frerët në të cilët e kishte detyruar Ikardi, më pas Lukaku dhe Xheko, por ai është edhe shumë, shumë më tepër.

Vetë ai është një nga shigjetat më të mprehta që Inzagi synon ta përdorë në Arabi, duke qenë se tashmë di si të ndëshkojë secilën prej skuadrave që do të garojnë për Superkupën në Riad. Të gjitha, ndër të tjera, të keqtrajtuara qartë nga zikaltrit, të cilët deri tani mund të mburren me një 10-0 të përgjithshëm kundër Fiorentinës, Napolit dhe Lacios.

HAJMALI —

Para Superkupës, Turami e mbajti dritën e tij ndezur me atë asist për Çalhanoglunë ndaj Monzës, që u bë i shtati personal, por edhe me atë gol që vulosi fitoren. Goli i tij i tetë në Serinë A (e bën të mos jetë larg rekordit të tij më të mirë të golave. Në Bundesligë, një vit më parë ka realizuar 13 gola me fanellën e Borusia Mënshengladbahut. Sigurisht që nuk janë shumë për një qendërsulmues, por janë një nisje e mirë për dikë që nuk luan prej shumë kohësh si një numër 9. Inzagi dhe stafi i tij po përpiqen ta përmirësojnë “tikusin”, edhe sepse puna e tij e palodhur, me dhe pa top, mjafton tashmë për të përmirësuar fazën sulmuese të të gjithë ekipit.

LIDHJA –

Kimia mes Lautaros dhe Turamit është një nga ato për t’u pasur zili. Nuk është e çuditshme që Turam ishte paksa i mbërthyer kur humbi hijen mbretërore të Lautaros në krah dhe as për t’u habitur që ai ka gjetur sërish rrezikshmërinë dhe madje ka shënuar një gol tani që “TuLa” është rikthyer. Në këtë dyshe gjithçka është e ndërsjellë: secili bën mirë për tjetrin, në të vërtetë secili ka nevojë për tjetrin. Kjo u pa edhe në 3 shtator ndaj Fiorentinës, kur francezi me gjeti me kokë golin e parë dhe më pas Lautaro shënoi dy herë. Kështu Vinçenco Italiano ka qenë i pari që ka provuar ligjin e Interit të këtij sezoni: kush dëshiron të ndalojë zikaltrit, duhet si fillim të mbajë larg portës ata të dy.

RIVALËT VËREJNË –

Dy muaj më vonë, më 3 dhjetor, Turami goditi edhe finalistin tjetër të mundshëm të Riadit, Napolin me një goditje më të djathtën. Gjithsesi, për ta imagjinuar veten me Superkupën e tretë radhazi, Interi duhet së pari të eliminojë Lacion në gjysmëfinale, ndërsa për t’i mposhtur në kampionat në “Olimpico”, 14 ditë pas fitores në “Maradona”, tashmë është dashur “TuLa” e plotë: fillimisht Lautaro dhe më pas Turami me të majtën, një klasik i sezonit.

Nga ana tjetër, nuk ka asnjë sulmues tjetër në Itali që të ketë dhuruar më shumë asistime se ai (nga qendërsulmuesit e fortë dhe të pastër në Europë, vetëm Uotkins i Aston Vilës e kalon me 8), por djali i Lilianit është gjithashtu i pajisur me një dozë të shenjtë egoizmi qendërsulmues. Ai është i aftë të dëmtojë në të gjitha mënyrat, kokë-djathtas-majtas: rivalët e tij të Superkupës mund ta dëshmojnë.

Përgatiti: NISLI GJINI- PANORAMASPORT.AL

 

You may also like