‘Hajde ha m*t’, Luiz Ejlli e tepron me gjuhën me Efin, ish-konkurrentja e Përputhen: Ja edukata jote

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Një natë më parë në puntatën e radhës të reality show-t shumë të ndjekur, Big Brother VIP Albania u diskutuan shumë dinamika të javës, ndër to edhe fjalori banal e fyes i përdorur nga disa nga banorët. E për këtë arsye, Vëllai i Madh vendosi të dënojë të gjithë banorët, duke i nxjerrë në nominim për këtë javë.

Por, mesa duket, dënimi i dhënë nga Vëllai i Madh nuk i ka shqetësuar aspak disa prej banorëve, të cilët kanë vijuar të përdorin fjalë banale brenda shtëpisë së Big Brother VIP Albania. Në një debat me Efin, këngëtari Luiz Ejlli e ka ofenduar shumë rëndë ish-konkurrenten e Përputhen.

Në zënkë e sipër, Luizi i është drejtuar Efit: “Hajde ha m*t”, ndërsa ish-konkurrentja e Përputhen i ka kthyer përgjigje me ironi. “Kështu vazhdo, je i mrekullueshëm. Ja edukata jote!”- i ka thënë Efi këngëtarit.

Sakaq, ky ofendim nuk i ka pëlqyer aspak banorëve të tjerë, të cilët tashmë kanë frikë se Vëllai i Madh do t’i penalizojë sërish të gjithë për faj të këngëtarit dhe gjuhës së tij.

You may also like