Hajdari flet për kandidaturat e primareve: Ja çfarë deklaron për Këlliçin, Alihmehmetin dhe Bogdanin

by admin
Spread the love

Ish-deputetja e Partisë Demokratike Rudina Hajdari, komentoi kandidatët për primaret në PD, për kryetar Bashkie në Tiranë.

Në një intervistë për Euronews Albania, Hajdari për Belind Këlliçin tha se ka anë pozitive dhe se ka fituar shumë beteja politike, ndërsa për Gert Bogdanin theksoi se është një figurë e spikatur dhe me ambicie.

“Belind Këlliçi është një djalë i jashtëzakonshëm me fuqi shumë të madhe përsa i përket energjisë që ka. Ka një eksperiencë politike, ka pasur beteja që ka fituar dhe mendoj se ka shumë anë pozitive që i duhen bashkisë së Tiranës. Jam e lumtur që është future në këtë garë.

Gert Bogdani një figurë e spikatur në PD, me një background të jashtëzakonshëm. Ka pasur beteja të forta brenda PD-së por dhe si figurë është i njohur. Ai ka treguar se ka ambicie”- nënvizoi Hajdari.

Përsa i përket mjekut Ilir Alimehmeti, Hajdari u shpreh se figura e tij sjell një risi të jashtëzakonshme në PD.

“Doktorin Alimehmeti e njoh pak, por gjithsesi për aq sa e kam parë dhe duke lexuar historinë familjare të tij dhe protagonizmin që ka pasur, ë bëjnë një kandidat shumë të fortë. Demokratët duhet të mbështetur. Mendoj se figura e tij sjell një risi të jashtëzakonshme në PD. Është një vlerë e shtuar”- theksoi ajo.

You may also like