Hadërgjonaj pas ndeshjes me Andorrën: Vështirë të përshkruhet me fjalë (VIDEO)

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Zhgënjimin e tij nuk mundi ta fsheh as futbollisti, Florent Hadërgjonaj.

Ai në një intervistë për Shqip tha se ishte dashur që t’i fitonin tre pikët kundër Andorrës.

Hadërgjonaj tha se është vështirë të përshkruhet me fjalë.

“Atmosfera nuk është e mirë, jemi të zhgënjyer. Ne futbollistët kemi pritur më shumë”, tha Hadërgjonaj.

Kombëtarja e Kosovës në “Fadil Vokrri” mori veçse një barazim 1:1 kundër Andorrës.

Golin e epërsisë e realizoi Edon Zhegrova, në minutën e 59-të derisa pas dy minutash rezultati u barazua nga Berto.

Në muajin qershor, “Dardanët” do t’i kenë edhe dy ndeshje, kundër Rumanisë dhe Bjellorusisë.

Rrini të informuar mbi zhvillimet kryesore duke u bërë pjesë e komunitetit tonë në Viber

BONUS: Merreni aplikacionin tonë në Android dhe iOS

You may also like