Habit Mike Tyson: Kam pirë 53 herë helmin e zhabës së shkretëtirës, më ndryshoi jetën

by admin
Spread the love

Mike Tyson nuk pushon së mahnituri. Nga tigri i Bengalit nga i cili iu desh të ndahej dy vite më parë, te zhaba e shkretëtirës Sonoran. Këtë të fundit nuk e mban në shtëpi si “kafshë” shtëpiake, por helmin e saj e përdor si kurë. Dhe falë kësaj metode, tregon ai, jeta e tij ka ndryshuar përgjithnjë.

Kam përdorur 53 herë helmin e zhabës së shkretëtirës. Mund t’u them se përvoja ime e parë me këtë metodë ka qenë më të vërtetë unike. Herën e parë pothuajse vdiqa. Atëherë një gjë të tillë e ndërmora si sfidë”, tha Tyson.

Ai tregoi se gjatë jetës së tij ka përdorur lloje të ndryshme drogash, duke filluar nga më të fortat si kokaina. Sipas tij, kjo ishte edhe arsyeja pse vendosi të provojë diçka të re.

Helmi i zhabës së shkretëtirës është i një dimensioni tjetër. Para se ta provoja këtë, ndjehesha si një relike”, tha Tyson.

Ish-kampioni i padiskutueshëm i botës për peshat e rënda në boks tregon se kundërshtari më i fortë me të cilin është përballur ndonjëherë ka qenë vetja e tij, duke shtuar më tej se herë pas here kishte një vetëvlerësim të ulët.

Personave me një ego të madhe u ndodh kjo gjë shumë shpesh. Helmi i zhabës e zhvesh totalisht egon”, thotë ai.

“Sonoran Desert Toad” (zhaba e shkretëtirës) kalon 7 muaj të vitit nëntokë, por helmi i saj mund të përdoret për të përfituar efekte psikike të mira. Në fermën e tij në jug të Kalifornisë boksieri ka shumë zhaba të tilla, të cilat ai i përdor.

Tyson tha se ka zbuluar këtë ritual tradicional shërimi 4 vite më parë dhe që nga ajo kohë ka humbur 45.kg.

Njerëzit shohin se sa shumë kam ndryshuar, jeta ime ka ndryshuar tërësisht. Helmi i zhabës të jep mundësinë të arrish maksimumin e potencialit tënd. E shoh botën në një mënyrë tjetër. Jemi të gjithë njësoj dhe gjithçka është dashuri”, tha Tyson.


Top Channel

You may also like