Habit legjenda e Realit – “Unë trajner i Barcelonë? Pse jo?!”

by admin
Spread the love

Ish-futbollisti i Real Madrid, Hoze Maria Gutierrez i njohur si Guti është një legjendë e madrilenëve ku pasi doli nga akademia e klubit në vitin 1994 nuk u largua më deri në vitin 2010 para se të mbyllte karrierën tek Beshiktashi.

Së fundmi, emri i 44-vjeçarit është lakuar shumë si zëvendësuesi i Ronald Kuman te Barcelona duke kaluar dhe limitet e tifozerisë. Dhe pse një madrilen që në fëmijëri, Guti shprehet se drejtimi i kalatanasve do të ishte një mundësi e mirë për karrierën e tij së trajner në arenën europiane.

‘’Është një situatë e komplikuar. Shumë herë rezultatet e këqija nuk varen vetëm nga trajneri, por ai është përgjegjësi maksimal. Barcelona nuk është mirë ekonomikisht dhe është një pozicion i komplikuar.

Unë trajner i Barcelonë? Pse jo?! Kur ke dëshirë të stërvitësh duhet të bindësh njerëzit që përveç të qenit futbollist, ke aftësi dhe të trajnosh’’, u shpreh Guti.

You may also like