Habit Einxhel me deklaratën e saj për Dj Dagz! “Dua të mbyllem me ty”

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Einxhel dhe Dj Dagz janë çifti i tretë i krijuar në shtëpinë e “Big Brother VIP Albania” dhe janë përfolur shumë për historinë e tyre të komplikuar.

Gjatë pjesës më të madhe të qëndrimit të dyshës në garë, Einxhel është shfaqur më e ftohtë dhe më e rezervuar ndaj Dj-it të njohur nga Kosova, ndërkohë që pas puthjes së tyre të parë, duket se ajo e ka çliruar veten duke na paraqitur një anë shumë ndryshe.

Kjo anë është reflektuar shumë edhe ditën e sotme, ku, gjatë një bisede në dhomën e gjumit, teksa ishin shtrirë pranë njeri-tjetrit, Einxhel ndau me DJ Dagz dëshirën e saj për momentin e daljes nga gara.

“Kur të dal, dua të takoj njerëzit e mi, shoqërinë, të mblidhem me ata, të dal, të pi, t’i takoj… Por nuk e di pse një gjë brenda vetes dhe një dëshirë që kam është që të mbyllem me ty dhe të rri vetëm me ty.”- është shprehur si rrallëherë moderatorja.

Rikujtojmë se çifti janë të dy në nominim për t’u eleminuar nga shtëpia e “Big Brother VIP” së bashku me një tjetër konkurrent, Ilir Shaqirin.

Nominimi erdhi si pasojë e vendimit të banorëve se kë do donin të çonin në televotim.

Ndërkohë, Donald Veshaj, edhe pse pati të drejtën e vetos, për të ndryshuar një nga nominimet, ai vendosi që mos ta ndryshojë rezultatin.


You may also like