Haaland shkëlqen në debutim, City tregon forcën përballë West Hamit

by admin
Spread the love

Erling Haaland shkëlqen në debutimin e tij në Premier League dhe bëhet menjëherë protagonist, duke i dhuruar fitoren Manchester City në një fushë të vështirë si ajo e West Ham.

Norvegjezi ka shënuar nga një gol për çdo pjesë, duke vulosur suksesin 2-0 të kampionëve në fuqi të Anglisë në “London Stadium”. Haaland zhbllokoi sfidën nga pika e bardhë e penalltisë në fund të pjesës së parë, ndërsa në të dytën realizoi pas një asisti të dhënë nga Kevin De Bruyne.

Vendasit u munduan të reagojnë, por nuk arritën që të shënonin në portën e City. Skuadra e Guardiolës nis në mënyrën më të mirë mbrojtjen e titullit, duke debutuar me fitore në kampionat. / Oversport.tv

Foto: Manchester City Twitter

You may also like