Haaland rikthehet me gol, Dortmundi fiton dhe merr kreun e renditjes

by admin
Spread the love

Erling Haaland rikthehet me gol, ndërsa Borussia Dortmund ia del të triumfojë me rezultatin 1-3 në transfertën ndaj Wolfsburgut dhe ngjitet përkohësisht në krye të renditjes me 30 pikë, dy më tepër se Bayerni i Mynihut që luan sonte ndeshjen e tij.

Verdhezinjtë e panë veten në disavantazh që në minutën e dytë, kur vendasit shënuan me anë të Weghorst, megjithatë ishte turko-gjermani Emre Can që riktheu baraspeshën me një penallti të ekzekutuar saktësisht në të 35-ën.

Holandezi Malen i dha avantazhin Dortmundit në minutën e 55-të, ndërsa më pas erdhi momenti që në fushë të rikthehej Haaland, të cilit i mjaftuan vetëm 8 minuta lojë për të shënuar golin e parë të tij dhe të tretin për verdhezinjtë.

Në sfidat e tjera, Hoffenhaimi triumfoi me rezultatin e thellë 3-6 në transfertën ndaj Greuther Furth, ndërsa M’gladbach pësoi një humbje të thellë 4-1 në transfertën ndaj Kolnit.


Top Channel

You may also like