Haaland: Objektivi im për vitin 2022? Të mos kem dëmtime

by admin
Spread the love

Në një intervistë të dhënë për “Sky Sport Gjermani”, sulmuesi i Borussia Dortmund, Erling Haaland ka folur për situatën në lidhje me stadiumet e mbyllura në Bundesligë si dhe për  objektivat e tij në vitin 2022.

“Na mungojnë tifozët këtu në Gjermani. Në Angli stadiumet janë plot. Nëse sheh në televizion futbollin anglez, e sheh që është më emocionues. Vetë loja është më intensive. Nuk është një situatë e bukur. Siç e thashë më lart, tifozët më mungojnë.

Këtë vit kam luajtur në ndeshje ku ishin të pranishëm 15 mijë tifozë dhe ishte diçka e bukur. Imagjino sikur të ishin 35 mijë…Çfarë mund të them? Shpresoj që të kthehen sa më shpejt dhe të jenë të shumtë.

Objektivi im për vitin 2022 dhe për gjithë karrierën është që të mos kem dëmtime. Mund të bëhem më i shpejt dhe më i fortë fizikisht, por për t’ia arritur nuk duhet të dëmtohem”, ka thënë bomberi i Dortmundit.

Haaland është e tashmja dhe e ardhmja, por ndërkohë çmimin “Fifa World Player” e fitoi Robert Lewandowski. “Unë do të kisha votuar Lewandowskin, por edhe Benzema dhe Messi janë të jashtëzakonshëm dhe do ti vendosja në podium”, ka përfunduar sulmuesi norvegjez. / Oversport.tv

You may also like