“Guxoni më mbani sërish në stol”, Federata reagon pas lajmit të bujshëm nga Portugalia

by admin
Spread the love

Cristiano Ronaldo vijon të mbetet në qendër të vëmendjes, luan apo nuk luan.

Ylli portugez i nisi si titullar tri takimet e fazës së grupeve me Portugalinë në Katar 2022, por në përballen me Zvicrën trajneri Fernando Santos e futi në fushë vetëm në minutën e 73’.

E përditshmja luzitane Record, shkroi se 37-vjeçari ka kërcënuar me largim nga Kombëtarja nëse vijojnë ta mbajnë në stol, lajm që është përgënjeshtruar nga Federata Portugeze e Futbollit (FPF).

“Nuk është e vërtetë! Profesionalizmi i Ronaldos nuk vihet aspak në dyshim”, lexohet në komunikatën zyrtare të Federatës. Portugalia rikthehet në fushë ditën e shtunë.

Djemtë e Fernando Santos do të masin forcat me Marokun e fortë, përballje që do luhet në stadiumin “Al Thumama Stadium” (10 dhjetor, 16:00).


Top Channel

You may also like