Gushti vjen shpejt, bashkë me të edhe sezoni i dytë i Serie-A në Tibo dhe Oversport

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Gushti vjen shumë shpejt dhe bashkë me të një tjetër sezon i futbollit italian në Oversport dhe Tibo.

Pas një viti të zjarrtë ku, si asnjëherë më parë, Oversport dhe Tibo sollën përvojën ekskluzive të komenteve Live! nga stadiumet italiane, një tjetër sezon premton emocione të mëdha për tifozët e kampionatit më të ndjekur për shqiptarët, Serie-A.

Nën komentin e Alban Xhihanit dhe specialistëve të njohur të futbollit, si ish-futbollisti Florian Myrtaj, apo “panterës” Cindy Marina dhe të ftuarve të tjerë specialë, Oversport dhe Tibo përcollën në mënyrë fantastike çdo “Gran gol” të stadiumeve italiane.

Gjithçka kulmoi me ndeshjen finale të fundsezonit me organizime në Tiranë në bashkëpunim me tifogrupet e Milanit dhe Interit. Por qëndroni të qetë, pasi ky ishte vetëm fillimi!

Në vitin e dytë të kontratës 3-vjeçare, Serie-A konfirmon bashkëpunimin e suksesshëm me platformat:

  • TIBO dhe Oversport në shërbimet IPTV/OTT për shqiptarët në të gjithë botën
  • Tring për shërbimet në digjital tokësor dhe satelitor
  • TELKOS për shërbimin kabllor për shqiptarët e Kosovës

Oversport siguron të gjithë shqiptarët në çdo cep të vendit se do t’u mundësojë qasje për të ndjekur magjinë e futbollit italian, mjaft të dashur për të pasionuarit pas futbollit në Shqipëri e Kosovë.

Për këtë është garantuar dhe do të vijohet të garantohet bashkëpunim me të gjithë operatorët kabllorë në mënyrë që të gjitha ndeshjet të mund të ndiqen “Live!” dhe pa ndërprerje.

Serie-A rikthehet zyrtarisht më 13 gusht. Milan do të provojë të mbrojë titullin e fituar pas një dekade, ndërsa Inter do të mundohet ta rrëzojë nga froni.

Por vëmendja shkon edhe te skuadrat e tjera, ku Juventus, Napoli, apo dhe Roma e Fiorentina nuk kanë mbetur pas. Me përforcimet në skuadra ata premtojnë luftë të ashpër ndaj milanezëve.

You may also like