Gurët në veshka, ja përbërësit natyral që ju vijnë në ndihmë për eleminimin e tyre

by admin
Spread the love

Uthull molle: Uthulla e mollës është e pasur me acid citrik dhe ndihmon në shkrirjen e gurëve në veshka. Ajo rikthen nivelin e alkalinës në gjak dhe urinë dhe eliminojnë toksinat. Për të shfrytëzuar këto përfitime, përzieni 2 lugë gjelle me uthull molle në 200 ml ujë dhe pijeni gjatë ditës. Sasia e rekomanduar ditore e kësaj kure është më pak se një gotë uji në ditë. Nëse konsumoni më shumë, uthulla e mollës mund të ulë nivelet e kaliumit dhe të shkaktojë osteoporozë.

Uji: Ndihmon në përshpejtimin e nxjerrjes së gurëve nga organizmi. Mungesa e ujit është në fakt një nga shkaqet kryesore të formimit të gurëve në veshka. Njerëzit që kanë gurë në veshka rekomandohet të pijnë të paktën 12 gota me ujë në ditë. Ata duhet të shmangin në çdo mënyrë dehidratimin.

Selinoja ndihmon në eliminimin e toksinave që kontribuojnë në formimin e gurëve në veshka. Ajo gjithashtu përshpejton nxjerrjen e toksinave nga trupi. Mund të zieni një ose më shumë kërcenj selinoje në ujë të pijshëm. Lëngun pijeni disa herë gjatë ditës. Megjithatë, njerëzit që vuajnë nga tensioni i ulët i gjakut duhet të mos e konsumojnë këtë tonik.

Fasulet janë një burim i shkëlqyer magnezi, një mineral që zbut simptomat e gurëve në veshka. Lëngu i fasuleve të ziera përmirëson shëndetin e përgjithshëm të veshkave dhe thërrmon gurët në veshka. Ju mund t’i zieni fasulet për rreth 6 orë dhe më pas ta kulloni lëngun në një kavanoz të pastër. Lëngun mund ta konsumoni gjatë gjithë ditës.

Lëngu i shegës ul nivelin e aciditetit dhe shmang rrezikun e formimit të gurëve në veshka. Ky lëng shërben si pastrues për organizmin dhe thërrmon gurët në veshka. Lëngun mund ta pini sa herë të doni gjatë ditës, sepse ofron vlera të panumërta për të gjithë trupin.

 

 

 

 

 

You may also like