Gura: Borxhi i komunës së Bërvenicës është 1.4 milionë euro

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

MARKETING I PAGUAR POLITIK

Argjent Gura tha se ka vendosur që të kandidojë për komunën e  Bërvenicës për shkak se ka parë që një njeri i drejtë, me disa lëvizje të vogla mund t’ua përmirësojë jetën qytetarëve.

“Dhe duke parë edhe strukturën e cila funksion në nivel lokal, po ashtu edhe vizionin e subjekteve tona, që i shohë në vijë me idealet tona kombëtare. Përveç programeve konkrete reale, ne ofrojmë edhe parime njerëzore me të cilat do të udhëhiqet komuna jonë, ndërsa boshti i kësaj do të jetë transparenca, llogaridhënia dhe ndershmëria në punë”, u shpreh Argjent Gura në emisionin debativ në TV SHENJA.

MARKETING I PAGUAR POLITIK

Ai tha se do të instalojnë frymën e re, llogaridhënien për qytetarët.

“Komuna e jonë e cila proklamohet të jetë udhëhequr me transparencë është në vendin e 51. Kjo reflekton se si është punuar. Nuk janë vetëm 4 vite por 20 vite të pushtetit, dhe 3 mandate të kryetarit aktual. 1.4 milionë euro ka borxh komuna jonë”, tha Gura.

MARKETING I PAGUAR POLITIK

You may also like