Guindo zyrtarisht “mbreti” i golave në Superiore, ia merr Seferit me rregullore

by admin
Spread the love

Saliou Guindo ka fituar betejën me Taulant Seferin, duke fituar “Këpucën e Artë” në Kategorinë Superiore për sezonin 2021-2022.

Sulmuesi nga Mali shënoi po aq sa lojtari i kombëtares shqiptare, 19 gola, por kishte një ndeshje më pak se Seferi dhe rregullorja e qartëson se fitues është ai që ka raportin më të madh numër golash për numër ndeshjesh.

Të dy sulmuesit kanë qenë fantastikë këtë sezon, edhe pse Guindo ka pretendimet e tij për një gol kundër Teutës që arbitri ia ka konsideruar autogol të Aleksit. Me të do të kishte shkuar në kuotën e 20 golave.

Më parë me fanellën e Laçit kanë fituar “Këpucën e Artë” edhe Kyrian Nwabueze (2019-2020, 24 gola) dhe Altin Çuko (1995-1996, 21 gola). / oversport.tv

You may also like