Guardiola turpëron Bielsën, City tërmet 7-ballësh ndaj Leeds. Fiton edhe Aston Villa

by admin
Spread the love

Manchester City ka qenë i papërmbajtshëm në mbrëmjen e sotme teksa në kuadër të javës së 17-të në Premier League ka mposhtur me rezultatin e thellë 7-0, Leeds. Të besuarit e trajnerit Pep Guardiola morën maksimumin ndërsa trendi i ndeshjes u duk që në minutën e tetë, kur Foden zhbllokoi shifrat.

Sakaq, pas vetëm pesë minutash, Grealish dyfishoi rezultatin pas një goli me kokë, ndërsa festës së pjesës së parë, iu shtua edhe Kevin De Bruyne. Ndërkohë, fraksionin e dytë, vendasit e kthyen në një festë, teksa shënuan edhe katër herë të tjera.

I pari që realizoi ishte Mahrez, i cili përfitoi edhe nga një devijim i mbrojtësit kundërshtar. Më pas erdhi një silurë nga De Bruyne, teksa radhën e patën dy mbrojtësit Ake dhe Stones. Në këtë formë, ekipi i trajnerit Marcelo Bielsa doli i shkatërruar nga Etihad Stadium, e tashmë renditet në vendin e 16 me 16 pikë. Sa i përket, City-t, “qytetarët” ruajnë vendin e parë me 41 pikë të grumbulluara.

Sa i përket ndeshjes tjetër të mbrëmjes, Aston Villa ka mposhtur në transfertë me rezultatin e pastër 0-2, Norwich. Golat për ekipin nga Birmingham-i u shënuan nga Ramsey në pjesën e parë dhe Ëatkins në fraksionin e dytë. Pas kësaj disfate, vendasit mbeten të fundit në klasifikim me vetëm 10 pikë, ndërsa Aston Villa është në vendin e nëntë me 22 pikë të grumbulluara.

Rezultatet:

Norwich-Aston Villa 0-2

Manchester City-Leeds 7-0


Top Channel

You may also like