Guardiola: Nuk i jap përparësi Championsit, Premier League ka të njëjtën vlerë

by admin
Spread the love

Fitorja e thellë 4-1 e Manchester City-t ndaj Arsenalit tashmë e ka bërë skuadrën e drejtuar nga Pep Guardiola favoriten e madhe për të triumfuar në Premier League. Trajneri spanjoll është në garë për të fituar Championsin me “Cityzens” (në gjysmëfinale City luan me Realin), por këtë pikë të sezonit nuk i jep përparësi trofeut me veshë të mëdhenj.

“Pas asaj ndeshjeje, u thashë lojtarëve se ajo që ndodhi me Arsenalin mund të na ndodhë edhe neve. Tri barazime dhe një humbje.

Mund të ndodhë, në një javë është shumë e lehtë të humbasësh pikë. Dhe nëse jemi të vetëdijshëm për këtë, aq më e vështirë do të jetë që të ndodhë.

Kur je 10, 15 pikë avantazh ndaj ndjekësit më të afërt, është normale t’i jepet përparësi Champions League, por ky nuk është rasti ynë, as nuk kemi kohë për t’i dhënë përparësi ndonjë gjëje.

Fitimi i Premier League është, në këtë pikë, në të njëjtin nivel me fitimin e Champiosit. Për momentin, vëmendja ime është te Fulhami, West Hami dhe Leedsi. Më pas do të mendoj për Realin”, tha katalanasi.

 

You may also like