Guardiola konfirmon largimin e sulmuesit: I lumtur që negociatat po shkojnë mirë

by admin
Spread the love

Ferran Torres është gjithmonë e më pranë rikthimit në La Liga, teksa konfirmimet e radhës vijnë nga trajneri i Manchester City-t, Pep Guardiola, i cili pranon se futbollisti spanjoll po negocion me Barcelonën.

Në një intervistë për mediat angleze, Pep zbuloi se sulmuesi është shumë pranë kalimit në “Camp Nou”, por theksoi se zyrtarizimi nuk ka ardhur ende, në pritje të hapjes së merkatos.

“E di që ferran po negocion me Barcelonën, por për diçka zyrtare nuk më ka folur ende askush. Më vjen shumë mirë për atë, pasi do të ketë mundësinë të luajë rregullisht dhe të tregojë cilësitë që ka”, u shpreh Guardiola.

Për sulmuesin spanjoll, Barcelona është gati të paguajë më shumë se 50 milionë euro, duke qenë se Torres është një nga emrat e kërkuar me ngulm nga trajneri Xavi Hernandez, i cili ka marrë përsipër rikthimin e katalanëve në elitën e futbollit europian.


Top Channel

You may also like