Guardiola kërkon Joao Felix, por më parë City duhet të shesë në sulm

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Erling Haaland mund të mos jetë blerja e vetme e Manchester City në këtë sesion të merkatos së futbollistëve. Sipas asaj që shkruan “CNN” Portugalia, dëshira e teknikut Pep Guardiola është lojtari i Atletico Madrid, Joao Felix.

Tekniku spanjoll e vlerëson shumë portugezin dhe mendon se ai është pjesa që i mungon sulmit të kampionëve të Anglisë.

Por një transferim i mundshëm i Joao Felix në Mançester është i lidhur me dy largime nga kampi i City. Raheem Sterling dhe Gabriel Jesus duhet të largohen për arsye buxheti, por mbi të gjitha për shkak të fair play financiar. / Oversport.tv

Foto: Atlético de Madrid Twitter

You may also like