Guardiola i përgjigjet Evra: Nuk pashë personalitet kur i shkatërruam

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Pep Guardiola nuk e ka kapërdirë lehtë deklaratën e Evra ku tha se Manchester City është një ekip pa personalitet. Në konferencën për shtyp në prag të sfidës kundër West Ham tekniku spanjoll i dha edhe përgjigjen e tij Patrice Evra ku nuk i kurseu deklaratat polemizuese.

“Nuk kemi personalitet sepse pësuam dy gola në një minutë, ndërsa krijuam shumë raste të tjera për të shënuar? Më vjen keq, por nuk jam aspak dakord.

Karakteri dhe personaliteti që kishim në humbjen në Madrid ka qenë i njëjtë me atë që kemi pasur edhe në vitet e fundit. Ish-futbollistë si Evra, Berbatov e Seedorf nuk kanë qenë aty”.

Më pas Guardiola shtoi: “Kam luajtur përballë tyre dhe nuk e kam parë të gjithë këtë personalitet që po flasin kur në shkatërruam Manchester Unitedin në finalen e Champions Leauge”, tha ndër të tjera trajneri aktual i “Qytetarëve”. /oversport.tv

Foto: Manchester City, Facebook

 

You may also like