Guardiola flet për të ardhmen e Haalandit

by admin
Spread the love

Pep Guardiola ka sfiduar Real Madridin që të bëjë një ofertë për sulmuesin e Manchester Cityt, Erlind Haaland, nëse madrilenët e duan vërtet atë. Javën e kaluar pati raportime në Spanjë që Haalandit nuk i pëlqen jeta në Angli aq shumë sa që ai dëshrion të largohet nga klubi.

Trajneri Guardiola ka thënë se për të ardhmen e sulmuesit norvegjez, Erling Haaland, vendosin drejtuesit e klubit. “Nëse dikush e dëshiron Haalandin, është e lehtë. Telefononi Manchester Cityn dhe pyetni. Kjo është ajo që ne bëjmë kur duam të marrim dikë. Nuk është më e komplikuar se kaq”, ka thënë Guardiola.

23-vjeçari ka shënuar 19 gola dhe ka kontribuar me pesë asistime në 23 ndeshje në të gjitha garat këtë edicion.

You may also like