“Grupi i zjarrit” koalicion me Danella Arsovskën, marrin dy drejtori

by admin
Spread the love

Pesë këshilltarët e BDI-së në Qytetin e Shkupit do të jenë pjesë e pushtetit në Shkup, konkretisht do të mbështesin politikat e kryetares Danella Arsovska.

Burime për gazetën KOHA tregojnë se është arritur marrëveshje mes të ashtuquajturit “Grupi i zjarrit” dhe Arsovkës, ndërsa janë ndarë edhe dy drejtori – një për kuadër të BDI-së së Sarajit dhe një për Çairin.

“Pesë këshilltarët e BDI-së janë njerëz të Izet Mexhitit dhe Blerim Bexhetit, ndërkohë që ndërmarrjen ‘Parqe dhe Gjelbërim’ do ta udhëheq Zuhejr Rexhepi dhe ‘Rrugë dhe Rrugica’ do ta udhëheq Sait Saiti”, thonë për KOHA burime që kanë qenë pjesë e bisedimeve me kryetaren Arsovska.

Megjithatë, vet këshilltarët e BDI-së mohojnë të jenë në dijeni të ndonjë marrëveshje mes “Grupit të zjarrit”, ndërsa thonë se, pa sugjerime konkrete nga kreu i partisë, ata do të vazhdojnë të jenë opozitë në Këshillin e Qytetit të Shkupit./koha/

You may also like