Grubi: S’ka Mickoski, as “Shën Mickoska” që mund ta ndalojë projektin e korridoreve

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg




Zv/kryeministri i parë, Artan Grubi, sot kur u hodh gurthemeli i korridorit 10D, ka deklaruar se do të vihet fund pengmarrjes dhe bllokadës opozitare, ashtu siç nuk e bllokuan këtë projekt, askush nuk mund ta ndaloj dhe integrimin e vendit tonë në BE.

“Falënderoj dhe mirënjohje për secilin individ, politikan, drejtorë e deputet që përkrah këtë projekt. Mirënjohje BE, SHBA-të, Republikën Turke për përkrahje nga fillimi e deri më sot, deri në përfundim të projektit. Fakti që shumica absolute e deputetëve janë në përkrahje të këtij projekti që do të bëhet, ndaj s’ka Mickoski, as Shën Micko që mund ta ndalojë… Atë që sot e shihni në kuvend, është mesazh që i erdhi fundi pengmarrjes së ligjeve, dhe të ardhmes së këtij populli. Do të vihet fund pengmarrjes dhe bllokadës opozitare, ashtu siç nuk e bllokuan këtë projekt, askush nuk mund ta ndaloj dhe integrimin e vendit tonë në BE”, deklaroi Grubi, duke  ftuar që të gjithë “të hipin në trenin që çon në Bruksel sepse nuk ka kush e ndalë”.

 

 


You may also like