Grubi: Së shpejti hapet vendkalimi kufitar Llojan-Miratoc

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg





Zëvendëskryeministri Artan Grubi njofton se sot është nënshkruar protokolli mes ministrave të brendshëm të Maqedonisë së Veriut dhe Serbisë për hapjen e vendkalimit kufitar Llojan-Miratoc. Grubi thotë se ndërkohë që sot është nënshkruar pjesa formale mes ministrave, nga nesër fillon rregullimi infrastrukturor për hapjen e tij, por pa bërë me dije se kur do të hapet konkretisht ky kalim kufitar kaq i përfolur.
“Me nënshkrimin e sotëm të Protokollit mes dy ministrave të Punëve të Brendshme të Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Republikës së Serbisë, Spasovski dhe Gashiq, përfundon pjesa e stërzgjatur dhe shumë e vonuar e hapjes së vendkalimit kufitar Llojan – Miratoc.
Pjesa formale përfundoi sot, ndërsa nga nesër nis rregullimi infrastrukturor për të nisur me punë.”- shkruan Grubi.







Artikulli paraprakKatër të vdekur nga një aksident në rrugën Ferizaj – Shtime (FOTO)




You may also like