Grubi: Opozita maqedonase ka kërkuar amnisti për Gruevskin

by admin
Spread the love

Zv. kryeministri Artan Grubi sot ka njoftuar se opozita aktuale maqedonase ka kërkuar nga presidenti Pendarovski që ta amnistojë ish-kryeministrin Nikolla Gruevski.

“Presidenti i shtetit, Pendarovski në njërin prej takimeve paraprake ku i kemi shqyrtuar të gjitha mundësitë për ta vazhduar rrugën integruese të vendit tonë, si dhe realizimin e suksesshëm të ndryshimeve kushtetuese, na ka përmendur se eksponentë të lartë të udhëheqësisë së OBRM-PDUKM-së i kanë dërguar porosi dhe kërkesa që ta shqyrtojë mundësinë për ta amnistuar ish-kryeministrin Nikolla Gruevski”, deklaroi Grubi në një intervistë për “Zoom”.

Grubi thekson se Pendarovski ua ka bërë të qartë atyre se nuk e ka ndërmend ta bëjë këtë gjë.

Grubi thekson se kërkesat për amnistim të Gruevskit vijnë nga qarqe brenda OBRM-PDUKM-së, të cilët duan ndryshime në partinë e Mickoskit, apo janë kundër udhëheqësisë aktuale të kësaj partie.

You may also like