Grubi: Ne prezantojmë programe, ata kërcënojnë e ofendojnë me “thyerje hundësh”

by admin
Spread the love

Kandidatët e Bashkimit Demokratik për Integrim që nga Likova e deri në Stgrugë flasin për projekte, për realizim të nevojave të përditshme të qytetarëve, flasim për gazifikim, për hekurudha, për korridorin 8, për menaxhim me mbeturina, për kanalizime, për ujësjellës, për NATO, për Bashkimin Europian, për reforma të thella, kurse opozita çdo ditë dhe në çdo fjalim, ofendon, denigron e fyen shqiptarët. Sot na thanë që do na e thyejnë hundën, dje na thanë se do na e fusin shuplakë, pardje na quajtën banditë. Kështu është shprehur zëvendëskryeministri i parë Artan Grubi gjatë tubimit të BDI-së në Dibër ku u prezantua kandidati për kryetar komune, z. Hekuran Duka dhe lista e këshilltarëve.

“Ju që jeni këtu, që e dëgjuat programin e Hekuran Dukës, a keni dëgjuar ndonjë program tjetër? A keni dëgjuar program për Strugën, për Gostivarin, për Dibrën, për Tetovën, për Çairin, për Sarajin, për Likovën, për Bogovinën, për Vrapçishtin për cilën do qoftë komunë? A keni parë ndonjë prezantim programi përveç se programit të Hekuran Dukës, Teuta Arifit, të Nevzat Bejtës, të Ramiz Merkos, të Visar Ganiut, të Blerim Bexhetit dhe gjithë kandidatëve dhe kjo është ai dallimi, ky është ai niveli tjetër, ne po flasim për projekte, ne po flasim për realizim të nevojave tuaja të përditshme, imagjinoni flasim për gazifikim, për hekurudha, për korridorin 8, për menaxhim me mbeturina, për kanalizime, për ujësjellës, për NATO, për Bashkimin Europian, për reforma të thella, kurse ata çdo ditë e në çdo fjalim, sot na thanë që do na e thyejnë hundën, dje na thanë se do na e fusin shuplakë, pardje na quajtën banditë.”, tha Grubi.

The post Grubi: Ne prezantojmë programe, ata kërcënojnë e ofendojnë me “thyerje hundësh” appeared first on InfoShqip.com.

You may also like