Grubi në komunikim të hapur me qytetarët, u përgjigjet edhe pyetjeve të pakëndshme

by admin
Spread the love

Një lajm i shkurtër rreth propozim-buxhetit, ka vënë në veprim zv.kryeministrin e pare të Qeverisë, Artan Grubin, ose më saktë, e kanë vënë në komunikim të drejtpërdrejtë për të dhënë sqarime për gjërat që mund t’i kenë të paqarta. Me këtë, ai bëhet ndër politikanët që nuk nguron ta bëjë këtë duke u ballafaquar edhe me ndonjë qëndrim kritik në adresë të qeverisë, BDI-së ose dhe të tij personalisht.

Pas botimit në facebook të disa pikave të buxhetit, një lexues, Berat Bajrami, shpreh habinë “Haraçina askund nuk qenka në listë”, në çka përgjigje e shpejtë e zëvendëskryeminsitrit ka qenë: “…është, është, prioritet është Haraçina, përfshi kanalin, shkollën, stadiumin…këtu kam përmendur vetëm disa që zvarriten me vite, e jo gjithë që janë në buxhet”.

Junik Shala e ka pyetur zv.kryeministrin Grubi “ku mbetet Uniersiteti Nënë Tereza në Shkup, sikur nuk është shtetëror”, duke ironizuar “mos vallë e keni në agjendë për vitin 2030” dhe ka marrë përgjigjen: “…Për UNT-në janë siguruar të gjitha mjetet për projektin si dhe për punimet në objektin e ri”.

Ka qenë një komentues që e ka pyetur nënkryetarin e Qeverisë për atë që I dhembë më shumë dhëmbi, stadiumin e katundit të tij, Çellopekut, por ka marrë përgjigjen se së pari duhet ndërtuar stadiumin e Shkëndijës.

Edhe pse ka pasur edhe ironizime nga ndonjë lexues, siç dinë të bëjnë njerëzit, ka qenë karakteristik një koment i një lexuesi , i cili është shprehur paksa në mënyrë poetike: Për ty flasin çka flasin, deri sa të plasin.

Me këtë lloj komunikimi, zëvendëskryeministri Artan Grubi jo vetëm që raporton para organeve partiake se çfarë bën ai dhe ministrat e BDI-së, por dhe, përskaj obligimeve të përditshme, gjen kohë që t’u përgjigjet pyetjeve të qytetarëve që kanë të bëjnë me politikat dhe projektet qeveritare në interes të tyre. Duke marrë pjesë shpesh në debate televizive, e duke komunikuar drejtpërdrejt edhe në rrjetet sociale, ai bëhet ndër ata përfaqësues tëlartë të pushtetit i cili mundohet prej së afërmi të njihet me hallet, kërkesat por dhe vërejtjet e qytetarëve, duke u dhënë sqarime, por dhe duke marrë obligime për zgjidhjen e tyre.


You may also like