Grubi: Ndryshimet kushtetuese do ndodhin, po ndërtojmë frontin pro BE

by admin
Spread the love

Zëvendëskryeministri i parë Artan Grubi sonte ishte i ftuar në emisionin “Vetëm intervista” në Kanal5 ku gjatë debatit ka diskutuar mbi tema të ndryshme, përfshirë këtu ndryshimet kushtetuese, rejtingun e BDI, raportet brenda partisë, debatin në Kuvend, zgjerimin e shumicës parlamentare si dhe për sulmet që i bëhen nga VMRO DPMNE.

Vëllau imë pronën e tij për punën e agjencionit turistik e ka marrë me kredi hipotekare 100 mijë euro. Ai që 20 vite operon me biznesin e tij në fushën e turizmin dhe nuk ka absolutisht as edhe një lidhje të vetme me mua. Po lexoj komente të tmerrshme, me vrer se si mundet një shqiptar të ketë në pronësi një hapësirë në qendër të Shkupit? Kush qenka ai maqedonas që i dha pronë një shqiptari në qendër të Shkupit?, dhe realisht kjo është një fatkeqësi, tha Grubi.

Grubi më tej tha se nuk e di pse ka problem me “grupin e zjarrit” në BDI. Ai thotë se edhe pa u zgjedhur Qeveria kanë shfaqur pakënaqësi. Grubi tha se dëshiron të ketë një pajtim, pasi siç thotë ai kjo është absurde.

“Kur më thotë Ahmeti rri në shtëpi, unë do të ulem në shtëpi dhe nuk do të them A dhe B”, tha Grubi.

Ai tha se premtimet e bëra i kanë realizuar. Grubi thotë se elementët pro-evropianë në VMRO-DPMNE janë të mirëseardhur. Nga ky veprim i VMRO-DPMNE-së përfiton vetëm Levica”, tha Grubi.

Më tej sqaroi se LSDM nuk është peng i BDI-së.

Më vjen keq kjo që ndodhi me Alternativën mirëpo natyrisht derën e kanë të hapur në frontin pro-BE të cilin po e ndertojmë. Nuk mund të pajtohem më atë së Alternativa e shpëtoi rrëzimin e kësaj qeverie, sepse pikërisht ata u ulën në muajin nëntor të vitit të kaluar së bashku me VMRO-DPMNE-në, Levicën, dhe Alternativën që ta rrëzojnë këtë qeveri, kur e panë së nuk dalin numrat dhe qeveria do të vijonte funksionimin normalisht, u bashkuan dhe u bënë pjesë e qeverisë. Në këto sitta kur jemi përballuar me bllokada të ndryshme nga VMRO-DPMNE në kuvend, në këto kohë kur po tentohet për destabilizim, duhet përkrahur me patjetër fronti pro-BE, sepse ngjarjet e krijuara nga opozita po i konvenojne vetëm Levicës dhe orientimit të tyre, shtoi Grubi.

Ndryshimet kushtetuese janë gjëja më e mirë për popullin maqedonas. Ai beson se kjo i zgjidh të gjitha problemet me fqinjët dhe Maqedonia si shtet ka një vepër. Grubi deklaroi se me Marrëveshjen e Prespës, Greqia u bë mikja jonë, lobon për ne dhe me Marrëveshjen e Ohrit thotë se shqiptarët u bënë qytetarë besnikë sepse shteti u bë besnik ndaj tyre. Shtoi se çështja e kishës është zgjidhur me Serbinë dhe beson se populli maqedonas do të fitojë vetëm me ndryshimet kushtetuese. Siç theksoi Grubi, nëse shteti është në status quo, po shkon prapa dhe kjo nuk është mirë.

Në Maqedoni nuk ka kurrsesi asnjë rrezik për probleme apo konflikte të reja. Ne jemi pjesë e NATO-s ndaj ka stablitet. Thashethemet të tilla që dolën pas takimit tonë me kryeministrin e Shqipërisë Edi Rama, janë shpifje që lindin nga një frikë e rrejshme. Mos harroni se Edi Rama është politikani më përkrahës ndaj Maqedonisë së Veriut, Duhet te frikohen nga takimet me parti që janë kundër frymës europiane, sepse nga shqiptarët nuk ju vjen asnjë e keqe, vlerësoi zëvendëskryeministri i parë Grubi, ndërsa sa i përket ndryshimeve kushtetuese, dha mesazh se ato do të bëhen pasiqë edhe në VMRO ka deputet që mendojnë për të mirën e qytetarëve dhe vendit.

Ndryshimet kushtetuese do të bëhën, ndaj ne po ndërtojmë frontin pro BE. Numrat besoj që do të bëhen sepse natyrisht besoj që ka edhe deputet nga VMRO-DPMNE që do të votojnë këto ndryshime. Mos harroni se një narrativë mospërkrahëse VMRO-DPMNE kishte edhe në çështjen e Maqedonisë për ndryshimin e emrit, mirëpo në fund u pa që edhe ai mision u arrit me sukses, pavarësisht politikave tek të cilat po insistonte VMRO-ja. Unë dotë doja që gjithe deputetët nga VMRO-DPMNE të votojnë ndryshimet kushtetuese dhe të dëshmojnë së janë pro BE, dhe ta largojnë një herë e mirë ideologjinë e tyre se duhet të frikësohen nga popujt e tjerë, mjaft më me fjalë së shqiptarët po na e marrin shtetin, Serbia po na i merr kishat e Bullgaria historinë, Ne kemi ruajtur marrëdhenië të mira me shtetet fqinje vetëm duke nënshkruar marrëveshje paqeje e jo duke kontribuar në konflikte, theksoi Grubi.







Artikulli paraprakBorrell: Nuk duam një Luftë të Tretë Botërore
Artikulli tjetërInstitucionet në Maqedoni sigurojnë që “Dardanus” e ka vendin në Muze




You may also like