Grubi: BDI-ja ka nevojë për Ali Ahmetin, jemi më të fortë se kurrë, këtë e din edhe opozita

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

I pyetur për përmendjen e tij në letrën e hapur të Degës së Çairit dhe Sarajit për pakënaqësitë në BDI, zëvendëskryeministri Artan Grubi sot tha se lideri i partisë Ali Ahmeti ka konfirmuar rikandidimin për kryetar të partisë, dhe se kjo është pranuar nga e gjithë struktura e partisë, përcjell TV21.

“Zotëri Ali Ahmeti ditën e diel pa ekuivokë ri konfirmoi kandidimin e tij në Kongresin e ardhshëm zgjedhor për të qenë në krye të BDI-së dhe kjo u pranua me entuziazëm të pashoq nga secili funksionarë i BDI-së, nga secili anëtar i BDI-së dhe nga secili militant i BDI-së”, tha Grubi.

Grubi tha se vendi gjendet në momente kyçe për ardhmërinë e vendit dhe se shoqëria ka nevojë për Ali Ahmetin.

“Unë vlerësoj se në këto rrethana në të cilat jemi, Ali Ahmeti nuk ka nevojë për BDI-në, BDI ka nevojë për Ali Ahmetin, populli në Maqedoni, Ali Ahmeti nuk ka nevojë për popullin, populli ka nevojë për Ali Ahmetin sepse është dëshmuar për 20 vite që është lider i pakontestueshëm dhe se të gjitha proceset progresive në këtë vend e mbajnë vulën e tij”, tha Grubi.

You may also like