Grubi: Alternativa nuk është si BESA, kemi raporte të mira si partner qeveritar

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Zëvendëskryeministri i parë Grubi në KlanDebat u shpreh se me Alternativën po komunikojmë dhe bashkëpunojmë pa pengesa.

“Me Alternativën e kemi një qëllim të përbashkët. Po punojmë dhe bashkëpunojmë dhe i kemi ndarë funksionet tona si partner qeveritar. Alternativa ka 3 ministri në këtë qeveri. Kryetari Ahmeti ka raporte të mira me z.Gashi dhe gjithashtu edhe ne të tjerët me ministrat dhe kolegë të tjerë. Në mes Alternativës dhe Lëvizjes Besa ka shumë dallim sepse ne me Alternativën bisedojmë ndryshe ndërsa me Lëvizjen Besa e cila ishte pjesë e LSDM-së bisedonim në tjetër mënyrë”, është shprehur Grubi.

Mes tjerash Grubi ka cekur se bashkëpunimi po shkon në mënyrë të mirë dhe kanë çështje të rëndësishme për zgjidhur me partnerët e koalicionit qeveritar.

You may also like